Ndërlidhjet

India nis misionin e dytë drejt Hënës


Pamje nga nisja e misionit indian drejt Hënës.
Pamje nga nisja e misionit indian drejt Hënës.

India ka lansuar me sukses misionin e dytë hënor, një javë pasi ka shtyrë nisjen e planifikuar për shkak të disa problemeve teknike.

Misioni, Chandrayaan-2 ka nisur në orën 09:13 të së hënës nga stacioni hapësinor, Sriharikota.

India shpreson se misioni në vlerë të 145 milionë dollarëve do të jetë i pari që do të arrijë në polin jugor të Hënës.

Anija kozmike, që ka arritur në orbitën e Tokës, do të qëndrojë aty për 23 ditë, para se të fillojë realizimin e një vargu të planeve për të arritur në orbitën hënore.

Pamje nga nisja e misionit janë transmetuar në televizion dhe në llogaritë zyrtare të kësaj agjencie nëpër rrjetet sociale.

Përndryshe, për herë të parë në historinë hapësinore të Indisë, një ekspeditë e tillë është duke u udhëhequr nga dy gra, Muthaya Vanitha, si drejtore e projektit dhe Ritu Karidhal, drejtore e misionit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG