Ndërlidhjet

Turqia duhet të vendosë ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë


Mark Esper
Mark Esper

I nominuari për sekretar të ardhshëm të Mbrojtjes në SHBA, Mark Esper, tha se Turqia nuk do të mund të pajiset me aeroplanët luftarak amerikanë F-35, nëse instalon sistemin rus të mbrojtjes raketore, të cilin Rusia ka filluar ta dërgojë në Turqi, gjatë javës së kaluar.

"Ia kam komunikuar homologut tim turk se ju nuk mund të keni aeroplanët amerikanë dhe sistemin e mbrojtjes të Rusisë. Ju nuk mund ti keni të dyja”, tha Mark Esper.

Mark Esper u nominua zyrtarisht, të hënën, në pozitën e sekretarit të Mbrojtjes. Në SHBA nuk ka pasur sekretar të mbrojtjes, të konfirmuar, që kur, Jim Mattis, dha dorëheqjen në dhjetor, periudhë kjo më e gjata në historinë e Pentagonit.

Të hënën, Ministria e Mbrojtjes së Turqisë njoftoi sot se kontingjenti i pestë dhe i gjashtë rus ka arritur në bazën ajrore Murted, që gjendet pranë kryeqytetit, Ankara.

Turqia ka pranuar tri dërgesat e para të komponentëve të sistemit S-400 më 12 korrik dhe dërgesën e katërt një ditë më pas.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët konsiderojnë se sistemi S-400 nuk është në përputhje me sistemet e NATO-s dhe paraqet kërcënim për avionët luftarakë të tipit F-35.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG