Ndërlidhjet

Dërgesat e para të sistemit raketor rus arrijnë në Turqi


S-400 (foto ilustruese)
S-400 (foto ilustruese)

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë tha se pjesët e para të sistemeve ruse të mbrojtjes raketore S-400 arritën të premten në Ankara dhe se do të vazhdojnë të arrijnë edhe në ditët në vijim.

Ngarkesa me S-400 u dërgua në bazën ajrore Murted, jashtë Ankarasë, tha përmes një deklarate Ministria turke e Mbrojtjes.

"Kur sistemi të kompletohet, ai do të nisë të përdoret në mënyrën që e përcaktojnë autoritetet përkatëse", thuhet po ashtu në deklaratë.

Shërbimi Federal i Rusisë për Ushtri dhe Bashkëpunim teknik e konfirmoi fillimin e dërgesave.

Por, kjo marrëveshje e Turqisë me Rusinë i ka dëmtuar marrëdhëniet e saj me Shtetet e Bashkuara.

SHBA-ja thotë se raketat S-400 janë kërcënim për avionët e saj luftarakë F-35.

SHBA-ja i ka kërkuar Turqisë t'i anulojë blerjet; në të kundërtën, ka paralajmëruar se Turqia mund të përballet me sanksione.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG