Ndërlidhjet

Shqipëria solidarizohet me Kosovën, nuk merr pjesë në samitin e Sarajevës


Foto nga mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës. Foto nga arkivi.
Foto nga mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës. Foto nga arkivi.

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj ka njoftuar se Shqipëria ka anuluar pjesëmarrjen në samitin për Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), që do të mbahet më 8 korrik në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës.

Cakaj ka thënë se anulimi i pjesëmarrjes në samitin në Sarajevë për t’u solidarizuar me Kosovën.

“Shqipëria anulon pjesëmarrjen në samitin e SEECP në solidaritet me Kosovën. Trajtimi i Kosovës nga organizatorët e samitit është i papranueshëm dhe është në kundërshtim të qëllimit të tij, për të krijuar atmosferë besimi, raporteve të mira fqinjësore dhe stabilitetit. Nuk ka bashkëpunim pa trajtim të barabartë”, ka shkruar Cakaj në një postim në Twitter.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, njoftoi të shtunën se Kosova nuk do të marrë pjesë në samitin e SEECP që mbahet në Sarajevë, për shkak të, siç u shpreh, “ftesës denigruese e kryetarit aktual të kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, e bënë të pamundur pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e Kosovës në këtë takim”.

Procesi i Bashkëpunimit në Evropën Juglindore është një iniciativë për bashkëpunim rajonal, që është lansuar më 1996.

Bosnjë e Hercegovina sivjet ka marrë kryesimin e SEECP këtë vit.

Bosnjë e Hercegovina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Në fund të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës vendosi taksë doganore 100 për qind ndaj produkteve të Bosnjës dhe Serbisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG