Ndërlidhjet

Shkupi pret nga drejtuesit rinj të BE-së vazhdimin e politikës së zgjerimit


Shkupi
Shkupi

Institucionet e Maqedonisë së Veriut besojnë se udhëheqësit e rinj të Bashkimit Evropian do të angazhohen për realizimin e synimeve të vendeve të Ballkanit Perëndimor që të bëhen pjesë e BE-së.

Kryeministri Zoran Zaev tha se Shkupi është optimist, se edhe me drejtues të rinj të BE-së, nuk do ta humb perspektivën dhe gjasat për marrjen e datës për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit.

“Besoj se të gjitha këto emërime mund të jenë në interes jo vetëm të Maqedonisë së Veriut, por edhe për të gjitha vendet kandidate, sa i përket perspektivës së ardhshme të BE-së”, ka theksuar Zaev.

“Ne kemi kryer detyrat tona dhe presim që kjo të shpërblehet. Maqedonia e Veriut në tetor pret të merr datën e nisjes së bisedimeve”, ka deklaruar kryeministri Zaev.

Edhe opozita nuk pret ndonjë ndryshim të kursit të BE-së me drejtuesit e saj të rinj.

“Udhëheqësit e rinj në krye të institucioneve evropiane kanë kompetenca për çështjet evropiane. Ata janë njerëz që me vite janë aktiv në politikën evropiane", ka deklaruar Vllatko Gjorçev nga VMRO DPMNE-ja.

Zëvendëskryeministri për çështje evropian dhe zëdhënës i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani gjithashtu tha se pret zhvillime pozitive nga drejtuesit e rinj të BE-së.

Këshilli e Bashkimit Evropian në takimin e qershorit, nuk ka ofruar datë për nisje të bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke përmendur si arsyetim procesin e zgjedhjeve të Bashkimit Evropian dhe siç është thënë publikimin e vonshëm të Raportit të Progresit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG