Ndërlidhjet

Mbyllja e shitoreve në veri, Haradinaj takon ambasadorët e Kuint-it


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka informuar ambasadorët e vendeve të Kuint-it, si dhe shefen e zyrës së BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova, lidhur me situatën në veri, pas mbylljes së shitoreve nga ana e tregtarëve lokal, si kundërshtim ndaj taksës së vendosur ndaj mallrave serbe.

Përfaqësuesit e bizneseve të Mitrovicës së Veriut thonë se atyre u mungojnë furnizimet për shkak të taksës, përdërisa autoritetet e Serbisë kanë paralajmëruar “krizë humanitare”.

Qeveria e Kosovës i ka hedhur poshtë pretendimet se në atë pjesë të vendin ka krizë humanitare dhe të hënën është angazhuar të hapë pika të shitjes në veri.

Kryeministri, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook tha se ambasadorët i ka informuar për “angazhimin e Qeverisë për sundim të ligjit dhe rendit në veri, si dhe për veprimet e ndërmarra për furnizim të qytetarëve të asaj ane me artikuj të nevojshëm”.

Në shtete e Kuintit, bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia.

Të hënën, Radosh Petroviq, një përfaqësues i Shoqatës së Afaristëve nga veriu i Kosovës, në një deklaratë për Radio Evropa e Lirë, tha se shitoret u mbyllën për shkak të taksës dhe pamundësisë së biznesmenëve nga veriu i Kosovës për t'u marrë me aktivitetet e tyre.

Ai nuk bëri të ditur se deri kur do të jenë të mbyllura dyqanet, duke thënë se “kjo varet nga situata në terren”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG