Ndërlidhjet

Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin në Çeçeni


Çeçeni
Çeçeni

Grupi ekstremist Shteti Islamik (IS) e mori përgjegjësinë për një sulm në rajonin rus të Çeçenisë, në të cilin u vra një zyrtar i policisë.

Të hënën, një person i panjohur hodhi një granatë në stacionin e policisë në qarkun Açkoi Martan, ndërsa theri një polic për vdekje.

Sulmuesi u vra më pas nga policia.

Shteti Islamik e mori përgjegjësinë për sulmin, njoftoi grupi i inteligjencës SITE, i cili gjurmon aktivitetin online të organizatave xhihadiste.

Lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, e dënoi sulmin dhe u zotua se do të rrisë përpjekjet kundër terrorizmit.

Sulmet ndaj policisë dhe autoriteteve në Çeçeni kanë vazhduar me vite prejse Rusia ka përmbysur një qeveri separatiste çeçene në luftën e dytë shkatërruese pas-sovjetike.

Luftërat kanë prodhuar një kryengritje islamike që është përhapur nga Çeçenia në provinca të tjera - kryesisht myslimane - të Kaukazit të Veriut.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG