Ndërlidhjet

ANEB konfirmon: Irani shkeli marrëveshjen bërthamore


Ilustrim
Ilustrim

Irani ka shkelur kufirin e rezervave me uranium të pasuruar, të përcaktuar me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, konfirmoi Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB).

Agjencia tha se inspektorët e saj kanë verifikuar se kufiri prej 300 kilogramësh është tejkaluar.

ANEB pritet të dalë me një raport për këtë çështje.

Më herët, agjencia shtetërore e lajmeve në Iran, IRNA, citoi ministrin e Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, të ketë konfirmuar se limiti është shkelur.

Marrëveshja bërthamore kufizon pasurimin e uraniumit dhe rezervat e Iranit me këtë substancë, ndërsa redukton edhe kapacitetet bërthamore të këtij vendi, në këmbim të lehtësmit të sanksioneve ndërkombëtare kundër tij.

Por, Shtetet e Bashkuara e kanë braktisur në mënyrë të njëanshme marrëveshjen, në maj të vitit 2018, dhe i kanë rikthyer sanksionet kundër Iranit.

Zyrtarët iranianë janë ankuar se palët e mbetura në marrëveshje - Britania, Franca, Gjermania, Kina dhe Rusia - nuk kanë arritur t'i zbusin efektet e sanksioneve të SHBA-së mbi ekonominë e Iranit dhe kanë paralajmëruar se Teherani do të tejkalojë nivelin e rezervave me uranium të pasuruar.

"Nëse evropianët bëjnë atë që duhet të bëjnë, masat tona janë të kthyeshme", tha të hënën Zarif.

Uraniumi i pasuruar përdoret për krijimin potencial të armës bërthamore.

Vendet evropiane kanë paralajmëruar se çdo shkelje e marrëveshjes do të sillte pasoja.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG