Ndërlidhjet

Padi kundër Vulinit për gjuhë të urrejtjes kundër shqiptarëve


Aleksandar Vulin
Aleksandar Vulin

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, ka ngritur padi kundër ministrit të Mbrojtjes të Serbisë, Aleksandar Vulin, për shkak të, siç thuhet, gjuhës së tij të urrejtjes.

Mustafa tha për agjencinë serbe të lajmeve Beta se padinë e ka ngritur më 25 qershor në Gjykatën e Lartë në Beograd, pasi Vulin, disa herë, "i ka quajtur publikisht shqiptarët 'shiptari'" dhe atë "me ton përbuzës".

Ai tha se për Këshillin Kombëtar Shqiptar është e papranueshme që gjuha e urrejtjes, me të cilën ofendohet një pakicë dhe e cila vjen nga një ministër i Mbrojtjes, të konsiderohet si qasje individuale.

"Ky mentalitet flet për Qeverinë e sotme të Serbisë dhe për Serbinë zyrtare", tha Mustafa, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

"Respekti për minoritetet është edhe detyrim ligjor dhe kushtetues i Qeverisë dhe respektimi dhe pranimi i tjetrit është parakusht për një shoqëri demokratike", tha Mustafa.

Gjuhë të ngjashme ndaj shqiptarëve kanë përdorur edhe zyrtarë të tjerë serbë.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, në një komunikatë zyrtare të lëshuar gjatë javës së dytë të muajit prill, i ka quajtur shqiptarët me termin 'shiptari'.

Më shumë në këtë temë: Pse shqiptarët për Vulinin janë 'shiptari'?

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG