Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka refuzuar ftesën e presidentit shqiptar, Ilir Meta për të diskutuar situatën politike në këtë vend.
Përveç Ramës, në takime të veçanta, Meta ka ftuar edhe kreun e opozitës, njëherësh kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Përmes një postimi në rrjetin social Tëitter, Rama ka thënë se “për shkak të fushatës elektorale që po zhvillohet sipas dekretit presidencial”, nuk do të mund të jetë pjesë e takimit.
“Kemi zgjedhje, jam i zënë!”, ka thënë ndër të tjera ai.
Tensionet politike në Shqipëri janë rritur pasi zyrtarët në pushtet insistojnë në mbajtjen e zgjedhjeve lokale më 30 qershor, pavarësisht pse presidenti Meta ka ç’dekretuar vendimin për zhvillimin e këtij procesi dhe opozita refuzon të garojë.
Për të kuptuar më shumë rreth gjendjes politike në Shqipëri, shihni këtë material: Si u zhyt Shqipëria në krizë?