Ndërlidhjet

Stoltenberg: Shpresoj që deri në dhjetor Maqedonia e Veriut do të anëtarësohet në NATO


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shfaqi shpresën se procesi i ratifikimit të protokollit për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut, do të përmbyllet deri në dhjetor të këtij viti, në mënyrë që vendi të mund të bëhet anëtare fuqiplotë e NATO-s, gjatë samitit të ardhshëm në Londër.

“Ratifikimi i protokolleve nga ana e vendeve anëtare të NATO-s po zhvillohet shumë shpejt. Për përfundimin e një procesi të tillë, si në rastin e Malit të Zi, janë dashur një vit. Nuk më përket mua të flas për shpejtësinë me të cilën ratifikohet protokolli, mirëpo do të ishte shumë mirë që procesi të përfundojë deri në dhjetor kur do të mblidhen udhëheqësit e NATO-s në Londër”, tha Stoltenberg.

Maqedonia e Veriut përshpejtoi anëtarësimin në NATO, pas zhbllokimit të procesit nga ana e Greqisë, e cila nuk pranonte të hapë rrugën për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me emrin.

Marrëveshja historike mes dy vendeve u arrit më 2018, dhe parlamentet e të dyja vendeve e miratuan atë duke mundësuar ndryshimin e emrit, nga Maqedoni në Maqedoni e Veriut.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG