Kandidati kryesor për kryeministër të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, tha se në rast të zgjedhjes si kryeministër, do të kërkojë një marrëveshje të re me Bashkimin Evropian për daljen e Britanisë nga blloku.
Mirëpo, ai paralajmëroi se nëse BE-ja refuzon kërkesat e tij, atëherë Britania do të largohet pa marrëveshje më 31 tetor.
Kriza trevjeçare e Brexit-it mund të thellohet tutje, pasi premtimi i Johnsonit për të lënë BE-në pa marrëveshje mund të ngjallë reagime të ashpra në parlamentin britanik, deputetët e së cilit, kanë kundërshtuar daljen e vendit nga BE-ja, pa një marrëveshje.
BE-ja ka refuzuar të rinegociojë Marrëveshjen e Tërheqjes të arritur në maj të nëntorit të kaluar me qeverinë britanike.
Parlamenti britanik e ka hedhur poshtë tri herë këtë marrëveshje.