Ndërlidhjet

Plani i Trumpit për Lindjen e Mesme diskutohet në Bahrejn


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Pjesa e parë e planit të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez do të diskutohet në një konferencë dyditëshe ndërkombëtare, që hap punimet të martën në Bahrejn.

Udhëheqës të qeverive, shoqërisë civile dhe bizneseve u ftuan për të disktutuar rreth propozimeve për rritje ekonomike për palestinezët.

Sipas planit, të zbuluar nga Shtëpia e Bardhë ditë më parë, vendet donatore dhe investuesit do të kontribuojnë me rreth 50 miliardë dollarë në rajon.

Prej tyre, 27.5 miliardë do të shkonin në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës, ndërsa pjesa tjetër në Jordani, Egjipt dhe Liban.

Pjesa politike e planit të Trumpit u tha se do të publikohet në një datë të mëvonshme.

As Qeveria e palestinezëve, as ajo e Izraelit nuk do të ndjekin konferencën në Manama të Bahrejnit.

Delegacioni amerikan do të përfshijë sekretarin e Thesarit, Steven Mnuchin, dhe këshilltarin e Trumpit, Jared Kushner.

Ministrat e Financave të disa shteteve të Gjirit Persik do të marrin pjesë, ashtu si edhe shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG