Ndërlidhjet

Turqia "nuk iu frikësohet" sanksioneve të mundshme të SHBA-së


Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu.
Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu.

Turqia tha se nuk iu frikësohet sanksioneve të Shteteve të Bashkuara, për shkak të vendimit të saj për të blerë sistemin rus të mbrojtjes raketore S-400.

SHBA-ja i ka dhënë Turqisë afat deri më 31 korrik për të anuluar blerjen - në të kundërtën, ka paralajmëruar se Turqia do të përballet me sanksione dhe do të largohet nga programi amerikan i avionëve luftarakë F-35.

"Pavarësisht sanksioneve që mund të pasojnë, pavarësisht mesazheve nga Amerika, ne e kemi blerë sistemin S-400", tha ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, për gazetarët në Ankara.

Cavusoglu tha se Turqia po punon tani rreth datës së arritjes së sistemit rus.

"Nëse nesër ndodh një sulm në Turqi, nuk mund të presim që NATO-ja të na mbrojë, sepse kapaciteti i NATO-s do të mbrojë vetëm 30% të hapësirës ajrore të Turqisë", tha Cavusoglu.

Turqia nuk do t'i lejojë vendet e tjera të diktojnë blerjet e saj për mbrojtje, shtoi ai.

Marrëveshja e Turqisë me Rusinë për blerjen e sistemit S-400 i ka dëmtuar marrëdhëniet e saj me SHBA-në.

SHBA-ja thotë se raketat S-400 janë kërcënim për avionët e saj luftarakë F-35.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG