Ndërlidhjet

Irani: Plani i SHBA-së për paqe në Lindje të Mesme është i turpshëm


Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme iraniane, Abbas Mousavi.
Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme iraniane, Abbas Mousavi.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme iraniane, Abbas Mousavi, ka thënë të hënën se plani i Shteteve të Bashkuara për paqe në Lindje të Mesme, që pritet të prezantohet në një konferencë ndërkombëtare në Bahrein këtë javë, është i “turpshëm” dhe “i përcaktuar për dështim”.

“Kjo konferencë nuk do të dërgojë askund”, është cituar të ketë thënë Mousavi sipas agjencisë së lajmeve, ISNA.

Ai po ashtu ka kritikuar ministrin e Britanisë për Lindje të Mesme, Andrew Murrison, për deklaratat që ka dhënë të dielën pas një vizite në Teheran.

Murrison ka thënë se Irani ka shumë mundësi të jetë përgjegjës për sulmet e fundit në disa transportuese të naftës në Gjirin e Omanit.

“Ajo çfarë ka thënë Murrison pas takimit nuk ka qenë konstruktive. Duket se Britania është duke kaluar në anën e Amerikës për shkak të problemeve të saj të brendshme dhe krizës së Brexit-it”, ka thënë Mousavi.

Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit janë përshkallëzuar pasi presidenti amerikan, Donald Trump është tërhequr një vit më parë nga marrëveshja bërthamore që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015, si dhe ka rikthyer të gjitha sanksionet ndaj këtij shteti.

Muaj më parë edhe Teherani ka thënë se do të heqë dorë nga disa pika të marrëveshjes bërthamore, derisa vendet tjera nënshkruese të marrin masa ndaj sanksioneve të SHBA-së.

Autoritetet amerikane kanë fajësuar Iranin edhe për disa sulme në anije transportuese në Gjirin e Omanit, derisa gjatë fundjavës mediat amerikane kanë raportuar se, SHBA-ja ka nisur sulm kibernetik ndaj sistemeve kompjuterike të ushtrisë iraniane vetëm disa orë pari Irani ka rrëzuar një dron amerikan.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG