Ndërlidhjet

Kompanitë ajrore ndryshojnë fluturimet pas incidentit SHBA-Iran


Ilustrim
Ilustrim

Disa kompani ajrore i anuluan fluturimet ose ua ndryshuan drejtimin larg Iranit, pasi ky i fundit rrëzoi një dron amerikan pranë Ngushticës së Hormuzit.

Irani konfirmoi se ka qëlluar dronin të enjten, duke thënë se ai ka shkelur hapësirën e tij ajrore. SHBA-ja e mohoi këtë.

Administrata Federale e Aviacionit e SHBA-së lëshoi të premten një urdhër emergjent, që i ndalon linjat ajrore amerikane të fluturojnë mbi Gjirin Persik dhe Gjirin e Omanit.

Për rrjedhojë, kompania United Airlines i ndaloi fluturimet nga Nju Xhërsi në Mumbai të Indisë.

Kompania Emirates, me seli në Dubai, tha se "do t'i shmangë zonat e konfliktit të mundshëm".

British Airways tha se do t'iu përmbahet udhëzimeve të SHBA-së, duke shmangur hapësirën ajrore iraniane.

Lufthansa, e cila fluturon në Teheran, tha se ka ndaluar fluturimin mbi disa pjesë të Iranit.

Drejtimin e fluturimeve e ndryshuan edhe kompanitë KLM dhe Singapore Airlines.

Më shumë në këtë temë:

Rrëzimi i dronit amerikan - “sulm i paprovokuar” i Iranit

Trump tërheq vendimin për sulm ndaj Iranit

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG