Ndërlidhjet

Veseli kërkon lirimin nga detyra të zyrtarëve të PDK-së që kanë aktakuza


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka kërkuar nga të gjithë anëtarët e kësaj partie politike, që mbajnë poste publike, por njëkohësisht janë të akuzuar nën dyshime për korrupsion dhe nepotizëm, të lirohen nga detyra.

Në një konferencë për media, Veseli tha se nuk mjafton që vetëm të ketë deklarata rreth luftimit të krimit e korrupsionit, pasi sipas tij nevojiten edhe veprime konkrete.

Veseli ka thënë se ka filluar nga partia që e drejton me largimin e njerëzve nën akuza nga postet publike. Ky vendim, siç tha Veseli, nuk e paragjykon fajësinë e zyrtarëve të kësaj partie politike që janë në procese gjyqësore, por i ofron mundësi drejtësisë të kryjejë punën e vet.

Bazuar në të dhënat e organeve të drejtësisë, në Qeverinë e Kosovës, janë të paktën dy zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës, ndaj të cilëve ka procedurë gjyqësore, ndërkohë që edhe në Kuvendin e Kosovës nga kjo parti politike ka deputetë që janë nën hetime.

Vendimi i Veselit përfshin edhe zyrtarët në nivelin lokal.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG