Ndërlidhjet

Marshim protestues kundër projektligjit për financimin e partive politike


Prishtinë, 17 qershor 2019.
Prishtinë, 17 qershor 2019.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile në Kosovë organizuan një ecje me moton “marsh refuzimi” për të kundërshtuar, siç u tha, projektligjin për financimin e subjekteve politike, i cili, sipas tyre, nuk është konform frymës kushtetuese dhe cenon standardet ndërkombëtare për financimin e partive politike.

Marshimi nisi nga Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë për të vazhduar përpara selive kryesore të partive politike.

Në oborrin e Partisë Demokratike të Kosovës, marshuesit u penguan nga personat e sigurimit të PDK-së, të cilët nuk e lejuan vendosjen e disa fletëve në dyert e ndërtesës së selisë së kësaj partie, ku tregoheshin arsyet përse shoqëria civile e sheh të papranueshëm projektligjin për financimin e partive politike.

Marsh kundër Projektligjit për financimin e subjekteve politike
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:37 0:00

Ismet Kryziu, drejtor ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës, i cilësoi të turpshme veprimet e personelit të PDK-së.

"Ftojmë kryetarin e PDK-së, i cili është edhe kryetar i Kuvendit të Kosovës që Partia Demokratike të jetë një parti demokratike dhe jo parti e dhunës", tha Kryeziu.

Projektligji për financimin e partive politike pritet që të dalë në shqyrtim në Kuvendin e Kosovës në një nga seancat e radhës.

Lexoni edhe këtë: Projektligji për financimin e partive politike nuk siguron transparencë

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG