Ndërlidhjet

BE-ja do të shtyjë nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e V.


Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të nisë bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, mirëpo ka paralajmëruar se nuk do të ketë vendim të shpejtë.

“Unë personalisht besoj se duhet të ketë vetëm një vendim: për të nisur negociatat, bazuar në rekomandimet e Komisionit Evropian”, ka thënë Tusk në një konferencë të përbashkët me presidentin maqedonas, Stevo Pendarovski në Bruksel.

Tusk ka thënë se të dyja shtetet e Ballkanit kanë bërë “gjithçka që është pritur” për të vazhduar rrugën drejt anëtarësimit, mirëpo ka shtuar se “jo të gjitha shtetet anëtare janë të përgatitura për të marrë vendim për hapje të negociatave në ditët në vijim”.

Muajin e kaluar, Komisioni Evropian ka rekomanduar hapjen e bisedimeve për të dyja këto shtete.

Kjo çështje pritet të diskutohet në një takim të ministrave të BE-së gjatë javës së ardhshme në Luksemburg.

Pendarovski ka thënë se Maqedonia e Veriut “nuk është duke kërkuar një çmim të pameritur, mirëpo vetëm shansin e meritur për të ndërtuar një shtet evropian me shoqëri të drejtë dhe përparimtare”.

Rruga e këtij shteti drejt BE-së është qartësuar, pasi Shkupi ka arritur marrëveshje me Greqinë, duke i dhënë fund kontestit të emrit.

Ndërkohë, kryeministri shqiptar, Edi Rama, i ka bërë thirrje BE-së të nisë procesi i negociatave.

Duke folur me Ramën në Bruksel, presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka thënë se ky nuk është “mision i pamundur”, mirëpo sipas tij një gjë e tillë duket se nuk ka mundësi të ndodhë këtë muaj.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG