Ndërlidhjet

Juncker: Pa marrëveshje dypalëshe nuk ka anëtarësim në BE për Kosovën dhe Serbinë


Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Junkcer
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Junkcer

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, porositi Kosovën dhe Serbinë, se nuk mund të llogarisin në anëtarësim në BE, pa një marrëveshje për normalizimin e raporteve ndërmjet tyre.

“Nuk dëshirojmë të importojmë paqëndrueshmëri në BE, por duam që të eksportojmë stabilitet në këto vende”, tha Juncker.

Ai tha se nuk është i kënaqur që procesi i dialogut nuk po shkon në drejtimin e duhur, duke u bërë thirrje palëve të kenë më shumë mirëkuptim për pozicionin e njëra tjetrës.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është ndërprerë që nga nëntori i vitit të kaluar për shkak të tarifës ndaj mallrave serbe që e vendosën autoritetet në Prishtinë.

Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja po bëjnë thirrje për arritjen e një marrëveshjeje të normalizimit të raporteve ndërmjet dy vendeve në një periudhë sa më të afërt.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncket, foli për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pas një takimi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Shqipëria është duke pritur vendimin për datën e fillimit të negociatave për anëtarësim në BE.

Gjatë muajit qershor, Bashkimi Evropian pritet të diskutojë për mundësinë e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Juncker tha se ka vende anëtare të cilat nuk janë të bindura që t’i jepet drita e gjelbër Shqipërisë, po që megjithatë ai mbetet optimist.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG