Ndërlidhjet

Bill Clinton arrin në Kosovë


Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton.
Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton.

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton ka arritur në Kosovë.

Ai po qëndron në Kosovë për të marrë pjesë në aktivitetet që po organizohen për të shënuar 20-vjetorin e hyrjes së trupave të KFOR-it (NATO-s) në Kosovë, që shënon edhe 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Gjatë ditës, Clinton do të pritet në takime të ndara nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri, Ramush Haradinaj.

Clinton, presidenti i 42-të i SHBA-së, ishte në krye të këtij shteti në kohën e çlirimit të Kosovës. Ai ka drejtuar Shtëpinë e Bardhë kur më 24 mars të vitit 1999, kanë nisur sulmet ajrore të forcave të NATO-s kundër caqeve serbe në Kosovë dhe në Serbi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pati shpallur muaj më parë, vitin 2019, si vit të NATO-s.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG