Ndërlidhjet

Udhëheqësja e Hong Kongut mbron ligjin për ekstradim, pavarësisht protestave


Hong Kong, 9 qershor 2019
Hong Kong, 9 qershor 2019

Udhëheqësja e Hong Kongut, Carrie Lam, tha se nuk do të heqë dorë nga një ligj kontrovers që do të lejonte ekstradimin në Kinë, pavarësisht protestave.

Të dielën, qindra-mijëra njerëz u mblodhën kundër ligjit, për të cilin kritikët druajnë se do t'i mundësojë Kinës të shënjestrojë kundërshtarët politikë në rajon.

Duke folur për gazetarët të hënën, Lam tha se ligji është i nevojshëm dhe se të drejtat e njeriut do të mbrohen.

"Projektligji nuk u iniciua nga qeveria qendrore", tha Lam, duke iu referuar Pekinit.

Sipas mediave kineze, prapa protestave qëndrojnë "forca të huaja".

Organizatorët thanë se në marshimin e së dielës morën pjesë rreth një milion njerëz, ndërsa sipas policisë 240,000.

Nëse shifra e organizatorëve konfirmohet si e saktë, ajo do të ishte demonstrata më e madhe në Hong Kong, prejse territori i është dorëzuar Kinës nga Britania, në vitin 1997.

Sipas parimit të ashtuquajtur "një shtet, dy sisteme", Hong Kongu ka pavarësinë e tij gjyqësore, legjislaturën e tij, sistemin e tij ekonomik dhe dollarin e tij.

Pekini, ndërkaq, ruan kontrollin e çështjeve të jashtme dhe të mbrojtjes.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG