Ndërlidhjet

Putin mohon ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e SHBA-së


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mohoi në mënyrë kategorike se qeveria e tij ka ndërhyrë në zgjedhjet në SHBA duke shtuar se Moska nuk ka qëllim të ndërhyjë as në zgjedhjet e ardhshme.

Duke iu përgjigjur një pyetje të agjencisë Asoshiated Press, Putin tha se “nuk kemi ndërhyrë, nuk po ndërhyjmë dhe nuk do të ndërhyjmë në zgjedhjet amerikane”.

Putin dhe zyrtarë të tjerë rusë kanë mohuar me forcë çdo ndërhyrje në votimet për të ndihmuar fitoren e presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Megjithatë, në SHBA, Këshilltari i Posaçëm, Robert Mueller, përgjatë një hetimi që ka zgjatur rreth 2 vite ka akuzuar 12 oficerë ushtarakë rusë që përdorën llogari të rrejshme të mediave sociale për të "përhapur retorikën e ndarjes dhe për të minuar sistemin politik të SHBA".

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, William Barr gjatë prezantimit të një përmbledhje të hetimit pati thënë se nuk është gjetur ndonjë e dhënë se presidenti Trump apo fushata e tij kanë bashkëpunuar me përpjekjet ruse.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner, pati deklaruar në fund të muajit prill se hetimet për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA më shumë “kanë ndikuar në demokracinë amerikane” sesa vetë veprimet e Rusisë. Ai i përshkuajti veprimet ruse si “blerje të disa reklamave në Facebook” si dhe përpjekje për të “mbjellur mospajtime”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG