Ndërlidhjet

SHBA-ja nis hetime ndaj kompanive më të mëdha të teknologjisë


Ilustrim
Ilustrim

Ligjvënësit amerikanë hapën hetime ndaj disa kompanive më të mëdha të teknologjisë në botë.

Komiteti për Drejtësi i Dhomës së Përfaqësuesve premtoi se do të rishikojë "nga fundi në krye fuqinë e tregut, që kontrollohet nga platformat gjigante të teknologjisë".

Asnjë kompani nuk u përmend me emër, por ekspertët e industrisë konstatuan se hetimet, të parat e këtij lloji nga Kongresi, kanë në shënjestër kompanitë: Facebook, Google, Amazon dhe Apple.

Raportet e publikuara në mediat amerikane thanë se Departamenti i Drejtësisë do të hetojë praktikat e konkurrencës në Google.

Sipas gazetës Wall Street Journal, Komisioni Federal i Tregtisë i ka siguruar të drejtat për të hetuar Facebook-un.

Pas këtyre lajmeve, çmimet e aksioneve të të katër kompanive ranë ndjeshëm.

Në SHBA ka pasur presion në rritje për hetimin e këtyre kompanive.

Në Evropë, ndërkaq, hetimet e ngjashme kanë rezultuar deri më tash me miliarda dollarë gjoba për Google.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG