Ndërlidhjet

Trump thotë se Britania do të dalë nga BE-ja pa marrëveshje


Presidenti amerikan Donald Trump
Presidenti amerikan Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha në një intervistë për Sunday Times se lideri i Partisë së Brexitit Nigel Farage, duhet të ngarkohet me negociatat e Qeverisë për dalje nga Bashkimi Evropian dhe se Britiania duhet të përgatitet të dalë nga blloku pa marrëveshje.

Intervista e tij vie një ditë para vizitës së planifikuar në Mbretërinë e Bashkuar të hënën. Të shtunën, Trump po ashtu tha se Boris Johnson do të ishte lider i shkëlqyeshëm i Partisë Konservatore,

Trump tha se Farage – kritik i ashpër i kryeministres Theresa May – ka shumë për të ofruar në negociatat me Bashkimin Evropian.

Ai po ashtu shtoi se Britania duhet të largohet nëse nuk e arrinë marrëveshjen e dëshiruar, si dhe kishte qenë mjaft kritik ndaj “paaftësisë” së kryeministres May për të finalizuar negociatat me BE-në.

Donald Trump dhe zonja e parë Melania Trump pritet të fillojnë vizitën treditore në Britani të hënën. Ata do të vizitojnë edhe Pallatin Mbretëror ku është planifikuar një drekë me Mbretëreshën Elizabeta.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG