Ndërlidhjet

Shkup: Dy persona humbin jetën nga shembja e dheut


Ilustrim
Ilustrim

Dy punonjës ndërtimi e kanë humbur jetën nga rrëshqitja e dheut deri sa po punonin në hapjen e një kanali të një objekti banimi në Shkup. Viktimat janë vëllezër të moshës 26 dhe 28 vjeç, që po punonin në kompaninë e babait të tyre. Tragjedisë i ka shpëtuar një person i tretë (54 vjeç) i cili është nxjerr i gjallë me lëndime trupore nga persona të tjerë dhe i ekipi i zjarrfikësve që kanë shkuar në vendin e aksidentit.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11 në komunën e Çairit.

Policia dhe ekipet e hetuesit po hetojnë shkaqet e kësajngjarjeje të rëndë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG