Ndërlidhjet

Inspektorati Policor i Kosovës vazhdon aksionin duke arrestuar edhe dy zyrtarë


Pamje gjatë aksionit të Policisë së Kosovës më 28 maj.
Pamje gjatë aksionit të Policisë së Kosovës më 28 maj.

Inspektorati Policor i Kosovës, (IPK), respektivisht, hetuesit e Departamentit të Hetimeve, kanë arrestuar dy zyrtarë policorë, njërin në pikë-kalimin kufitar në Jarinjë dhe tjetrin në Mitrovicën Jugore .

Përmes një komunikate për media, Inspektorati ka bërë të ditur se arrestimet e zyrtarëve policorë të policisë kufitare me inicialet D.P dhe V.T, janë vazhdimësi e operacionit të emërtuar “Kontrabanda”, që është zhvilluar më 28 maj në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në disa lokacione në veri të Kosovës dhe më gjerë, me qëllim të luftimit të krimit dhe kontrabandës.

Ky aksion i Policisë së Kosovës, ka rezultuar me ndalimin e 19 zyrtarëve policorë dhe të disa qytetarëve. Të arrestuarve me vendim të prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore.

Gjatë aksionit është plagosur një zyrtar policor, derisa katër zyrtarë tjerë kanë marrë plagë të lehta.

Operacioni policor është zhvilluar në komunat Zveçan, Zubin Potok, Leposaviç, Mitrovicë e Veriut, Mitrovicë e Jugut, Skënderaj dhe Drenas.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG