Ndërlidhjet

KE rekomandon hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut


Ilustrim.
Ilustrim.

Komisioni Evropian i ka rekomanduar Këshillit të ministrave të Bashkimit Evropian, hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut për anëtarësim në union. Komisionari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë i BE-së, Johanes Hahan, ka prezantuar raportin e progresit duke dhënë vlerësime pozitive për Maqedoninë e Veriut, në veçanti marrëveshjen e Prespës si “shembull të ndritshëm të cilin duhet ta ndjekin edhe shtetet e tjera të rajonit.

“Maqedonia e Veriut jo vetëm që ka vazhduar me agjendën ambicioze të reformave, por ka arritur edhe marrëveshjen historike me Greqinë, duke zgjidhur kontestin shumëvjeçar për emrin. Kjo së bashku me marrëveshjen dypalëshe me Bullgarinë është shembull për forcimin e raporteve të fqinjësisë së mirë në tërë rajonin. Ky është një shembull i ndritshëm për vendet tjera dhe dëshmon fuqinë e perspektivën evropiane”, ka deklaruar Hahn.

Në konkluzionet e Komisionit Evropian përmenden të arritura në sferën e sundimit të ligjit e çështje tjera ku më parë janë regjistruar mangësi, por megjithatë ky vend inkurajohet të vazhdojë punën deri në përmbushjen e të gjitha kritereve të BE-së, që bazohen në respektimin e të drejtave dhe liritë e njeriut, sferën e sigurisë, pavarësinë e gjyqësorit, reformat në media e çështje tjera.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG