Ndërlidhjet

Dogana e Kosovës rrit dukshëm të hyrat


Ilustrim.
Ilustrim.

Dogana e Kosovës ka njoftuar përmes një komunikate për media se brenda pesë muajve të parë të këtij viti, ka grumbulluar mbi 400 milionë euro.

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë theksuar se që nga themelimi i këtij institucioni e “deri më tash, asnjëherë nuk është arritur të kalohen 400 milionë euro në pjesën e parë të vitit, respektivisht në pesë mujorin e parë”.

“Dogana ka arritur që deri tani të grumbullojë 412 milionë euro e që në krahasim me periudhën e vitit të kaluar por edhe disa viteve paraprake tregon rritje të theksuar. Në vitin e kaluar në këtë periudhë kishim të hyra në lartësi prej 383 milionë euro, derisa tani në këtë vit të hyrat kanë arritur të jenë më të larta për rreth 30 milionë euro (412 milionë) apo 7.6 për qind më shumë”, është thënë në komunikatë.

Dogana e Kosovës është institucioni kryesor që mbledh të hyrat për arkën e shtetit.

Lexoni edhe këtë artikull: Dogana konfiskoi rreth 1 milion euro mallra të falsifikuara

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG