Ndërlidhjet

SHBA do të dërgojë 1,500 trupa ushtarake shtesë në Lindje të Mesme


Presidenti amerikan, Donald Trump.
Presidenti amerikan, Donald Trump.

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 1,500 ushtarë në Lindje të Mesme, për të shtuar forcën ushtarake në këtë rajon, në kohën e rritjes së tensioneve me Iranin.

Presidenti amerikan, Donald Trump u ka thënë gazetarëve në Uashington se trupat shtesë do të luajnë rol “mbrojtës” në këtë rajon.

“Neve na duhet ta mbrojmë Lindjen e Mesme. Ne do të dërgojmë një numër të vogël të trupave, kryesisht mbrojtës”, ka thënë Trump teksa është larguar nga Shtëpia e Bardhë për një udhëtim drejt Japonisë.

“Disa njerëz shumë të talentuar do të shkojnë në Lindje të Mesme tani. Do ta shohim çfarë do të ndodhë”, ka shtuar ai.

Marrëdhëniet në mes të Teheranit dhe Uashingtonit janë tensionuar prej kur Trump është tërhequr një vit më parë nga marrëveshja bërthamore që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015.

Sipas marrëveshjes, Irani ka ndaluar aktivitetin bërthamor, në këmbim të lirimit nga sanksionet ndërkombëtare.

Përveç rikthimit të sanksioneve, Shtetet e Bashkuara kanë rritur prezencën ushtarake në Lindje të Mesme dhe Gjirin Persik për shkak të atyre që i kanë cilësuar si “kërcënime” nga Irani.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG