Një sulm vetëvrasës në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, vrau së paku nëntë persona, përfshirë ish-ministrin e Jashtëm të këtij vendi, Hussein Elabe Fahiye.
Zyrtarët thanë se 13 vetë të tjerë u plagosën.
Përgjegjësinë për sulmin e mori grupi militant Al Shabab.
Shpërthimi i makinës bombë ndodhi në një postbllok të sigurisë pranë pallatit presidencial.
Al Shababi, grup i lidhur me Al Kaidën, kryen shpesh sulme që shënjestrojnë zyrtarët dhe hotelet që frekuentohen nga të huajt.
Militantët e tij janë dëbuar nga Mogadishu në vitin 2011, por grupi vazhdon të kontrollojë territore të mëdha në disa pjesë të Somalisë.
Ambasadori i Somalisë në Kombet e Bashkuara, Abukar Dahir Osman, shprehu keqardhje për vrasjen e ish-ministrit të Jashtëm.
"Ne jemi më të vendosur për të luftuar kërcënimin e terrorizmit ndërkombëtar", tha ai.