Ndërlidhjet

Australia publikon regjistrin me emrat e pedofilëve


Flamuri i Australisë
Flamuri i Australisë

Australia publikon regjistrin e pedofilëve, përmes të cilit, të gjithë mund të njihen me emrat e tyre, pseudonimet, fotografitë si dhe të lexojnë se për çfarë krime janë dënuar.

Regjistri do të jetë i disponueshëm për publikun përmes Komisionit për Zbulimin e Krimit.

Policia do të jetë përgjegjëse për dhënien,kontrollin dhe menaxhimin e informacioneve.

Australia ka ndarë një buxhet prej 7.8 milionë dollarësh për të mbuluar shpenzimet lidhur me publikimin e këtij regjistri.

Regjistri me emrat e pedofilëve është dorëzuar në muajin janar. Policia ka thënë se përmes tij synon të u dërgojë porosi të qartë pedofilëve.

“Abuzimi dhe shfrytëzimi i fëmijëve është një epidemi globale, e cila po bëhet gjithnjë e më e shpeshtë, më e organizuar dhe më ekstreme", deklaruan zyrtarë të Ministrisë së Brendshme të Australisë.

Kritikët kanë thënë se publikimi i këtij regjistri nuk do të ofrojë siguri më të madhe për fëmijët.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG