Ndërlidhjet

Forca të sigurisë evropiane vendosen në kufirin Shqipëri-Greqi


Ilustrim
Ilustrim

Një ekip i Agjencisë Evropiane të Kufijve (Frontex) do t’i bashkohet policëve të Shqipërisë në patrullime tokësore dhe detare për të ndihmuar në luftimin e krimit. Bashkëpunimi përfshin edhe çështjet e sigurisë sa i përket emigrantëve.

Ky është bashkëpunimi i parë i këtij lloji që Bashkimi Evropian e ndërmerr në territorin e një vendi që nuk është anëtar i bllokut, thanë në Tiranë, komisionari për Migrim i Bashkimit Evropian, Dimitris Avramopoulos dhe shefi i Frontex-it, Fabrice Leggeri.

Komisionari Avramopulos tha se marrëveshja është "një moment historik në bashkëpunimin e BE-së me rajonin".

Ndërkaq, shefi i Frontex-it, Fabrice Leggeri bëri të ditur se nuk ka asnjë afat kohor për këtë bashkëpunim të forcave të sigurisë shqiptare dhe atyre të BE-së.

Pesëdhjetë oficerë, 16 makina patrullimi dhe një furgon që vijnë nga 12 vende anëtare të BE do të vendosen përgjatë kufirit Shqipëri-Greqi.

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sander Lleshaj tha se kishte një rritje prej gjashtë herë në numrin e kalimeve të paligjshme të emigrantëve nga kufiri grek në Shqipëri krahasuar me një vit më parë.

Shqipëria nuk është një rrugë e preferuar për emigrantët, por disa hyjnë në Shqipëri për të lëvizur më pas drejt Evropës Veriore.

BE-ja ka nënshkruar marrëveshje të ngjashme me Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Bosnjë-Hercegovinën dhe Malin e Zi.

Shqipëria shpreson që këtë vit të nisë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG