Ndërlidhjet

Pas skandalit të korrupsionit, kancelari i Austrisë thërret zgjedhje të parakohshme


Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurtz
Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurtz

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurtz ka kërkuar zgjedhje të parakohshme pasi zëvëndëskancelari, Heinz-Christian Strache, dha dorëheqje për shkak të një skandali të korrupsionit.

Partia Popullore e qendrës së djathtë e kancelarit Kurtz është në qeveri me Partinë e Lirisë, e krahut të djathtë, udhëheqës i së cilës është z. Strache.

Dorëheqja e zëvendëskancelarit austriak, Heinz Christian Strache, erdhi pas publikimit të një incizimi nga gazeta Der Spiegel, ku shihet duke i ofruar kontrata qeveritare një gruaje që paraqitet sikur investitore e pasur nga Rusia.

Z. Strache e pranoi fajin për veprimet e tij duke thënë se sjellja e tij ishte "e papërgjegjshme" dhe se po dilte nga qeveria për të shmangur dëmet e mëtejshme të qeverisë.

Pas vendimit për të kërkuar zgjedhje të parakohshme, kancelari i Austrisë, Sebastian Kurtz tha se "pas videos së djeshme, duhet të them sinqerisht: mjaft është mjaft”.

Një turmë e njerëzve me pankarta ku shkruante "zgjedhjet e parakohshme tani", u mblodhën jashtë zyrës së z. Kurz.

Presidenti austriak, Alexander Van der Bellen, tha se zgjedhjet e parakohshme janë të nevojshme pasi z. Strache u largua nga qeveria.

Presidenti tha se kishte folur për këtë me kancelarin Kurz, dhe se ata do të diskutonin hapat e ardhshëm të dielën.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG