Ndërlidhjet

Guterres: Bota s’është “në rrugën e duhur” për të frenuar ngrohjen globale


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka thënë se bota nuk është “në rrugën e duhur” që të kufizojë rritjen e temperaturave globale për 1,5 gradë Celsius.

Këto komente ai i bëri gjatë vizitës që po zhvillon në Zelandën e Re. Duke folur për mediat, së bashku me kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, Gutteres paralajmëroi për rreziqet që i kanosen botës duke mos adresuar ndyshimet klimatike.

“Ndryshimet klimatike po ecin më shpejt sesa ne... katër vjetët e fundit kanë qenë vitet më të nxehta të regjistruara ndonjëherë”, ka thënë Guterres.

Sipas një marrëveshjeje për klimën e arritur në Paris më 2015, shtetet janë zotuar se do të kufizojnë rritjen e ngrohjes globale për më shumë se 1,5 gradë Celsius.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së vizitoi sot Zelandën e Re në kuadër të turneut të tij në shtetet e Paqësorit, që ka në fokus ndryshimet klimatike. Pas Zelandës së Re, ai do të qëndrojë në Tuvalu, Vanuata dhe Fixhi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG