Ndërlidhjet

Rohani bën thirrje për unitet pas përkeqësimit të gjendjes ekonomike


Presidenti i Iranit, Hassan Rohani. Fotografi nga arkivi.
Presidenti i Iranit, Hassan Rohani. Fotografi nga arkivi.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani ka bërë thirrje për unitet ndërmjet fraksioneve politike të vendit, pas përkeqësimit të gjendjes ekonomike si pasojë e sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara.

Rohani tha se “presionet nga armiqtë është një luftë e paprecedentë në historinë tonë të Revolucionit Islamik”, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve, IRNA.

“Sot, nuk mund të thuhet nëse kushtet janë më të mira apo më të këqija se në periudhën e luftës (lufta me Irakun 1980-88), por gjatë luftës ne nuk kemi pasur probleme me bankat tona, me shitjen e naftës, me importet dhe eksportet, atëherë ka pasur vetëm sanksione mbi blerjen e armëve”, tha presidenti iranian, teksa po fliste para disa aktivistëve të grupeve të ndryshme të interesit.

“Por, unë nuk dëshpërohem dhe kam shpresë të madhe për të ardhmen tonë dhe besoj se mund t’i tejkalojmë këto vështirësi nëse bëhemi bashkë”, tha Rohani.

Kriza ekonomike në Iran është përkeqësuar, që prej se SHBA-ja u largua nga marrëveshja bërthamore ndërmjet Teheranit dhe fuqive botërore dhe rivendosi sanksionet ekonomike.

Sanksionet mbi eksportet e metalit dhe të naftës së Iranit kanë për qëllim të rrisin presionin mbi Teheranin, që të heqë dorë, nga siç i cilëson Uashingtoni “aktivitetet malinje”, të tilla si zhvillimi i armëve bërthamore dhe financimi i aktiviteteve militante në rajon.

Teherani i hedh poshtë këto akuza të Uashingtonit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG