Ndërlidhjet

Hyn në fuqi Ligji për ndalimin e lojërave të fatit


Ilustrim
Ilustrim

Nga dita e premte, ka hyrë në fuqi zyrtarisht Ligji për ndalimin e lojërave të fatit në Kosovë, i cili ndalon funksionimin e bizneseve të lojërave të fatit për 10 vjet.

Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Valentina Bytyqi- Sefa, zëdhënese në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK).

“Me shfuqizimin e këtij ligji, shfuqizohen edhe kompetencat që ka pasur ATK për monitorimin dhe licencimin e subjekteve që kanë ushtruar veprimtarinë e lojërave të fatit. Pas datës 10 maj, për çdo subjekt që nuk i përmbahet Ligjit, i cili ndalon aktivitetin e lojërave të fatit, do të merren organet e rendit dhe të drejtësisë”, tha Bytyqi.

Ligji që ndalon lojërat e fatit është propozuar nga Qeveria e Kosovës, kurse është miratuar në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës me 28 mars të këtij viti.

Vendimi për mbylljen e lojërave të fatit është marrë, pasi në dy kazino në qytete të ndryshme të Kosovës, u vranë dy persona.

Video: Mbyllja e lojërave të fatit

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG