Ndërlidhjet

SHBA-ja uron Pendarovskin për fitoren në zgjedhje


Stevo Pendarovski
Stevo Pendarovski

Shtetet e Bashkuara e uruan Stevo Pendarovskin për fitoren në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

"SHBA-ja është një partner i fuqishëm i Maqedonisë së Veriut dhe shpresojmë për bashkëpunim me Stevo Pendarovskin dhe me të gjitha partitë politike, në rrugën e Maqedonisë së Veriut për t'u bërë anëtarja e 30-të e NATO-s dhe në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian", thuhet në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit, të cilën e transmeton shërbimi maqedonas i Radios Evropa e Lirë.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut u mbajt të dielën.

Pendarovski, kandidat i partive në pushtet, e fitoi kandidaten e opozitës, Gordana Siljanovska-Davkova, me një epërsi prej rreth 6% të votave.

Atë e uruan për fitoren edhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s.

Lexoni edhe këtë: Stevo Pendarovski zgjidhet president i Maqedonisë së Veriut

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG