Ndërlidhjet

Papa takoi refugjatët në Bullgari


Papa me refugjatët në Billgari
Papa me refugjatët në Billgari

Në ditën e dytë të vizitës në Bullgari, Papa Françesku vizitoi qendrën e refugjatëve Vrazhdebna, e cila ndodhet në periferi të Sofjes.

Fëmijë nga Iraku, Pakistani dhe zona të tjera të konfliktit kënduan për Papën dhe i dhuruan atij vizatime.

Papa i krahasoi vujatjet e refugjatëve me Krishtin e kryqëzuar.

"Sot, bota e migrantëve dhe refugjatëve është një lloj kryqi, kryqi i njerëzimit. Është një kryq që shumë njerëz e vuajnë", tha Papa.

Qeveria e qendrës së djathtë e Bullgarisë është kritikuar nga grupet e të drejtave të njeriut dhe Këshilli Evropian për trajtimin e azilkërkuesve.

Qeveria i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që t'i mbyllë kufijtë për migrantët, ndërsa në kufirin e Bullgarisë me Turqinë ka ngritur gardh me gjemba.

Të martën, Papa do të udhëtojë drejt Maqedonisë së Veriut, duke shënuar vizitën e parë të një kreu të selisë së shenjtë në këtë vend.

Vizitat e tij në dy vendet e Ballkanit shihen si përpjekje për të kapërcyer tensionet e përhershme midis degëve ortodokse dhe katolike të krishterimit.

Lexoni edhe këtë: Papa nis vizitën treditëshe në Ballkan

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG