Ndërlidhjet

Kosnett ua uron besimtarëve myslimanë Muajin e Ramazanit


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, uroi besimtarët myslimanë për Muajin e Shenjtë të Ramazanit.

"Urimet më të mira për të gjithë agjëruesit e Ramazanit në Kosovë", shkroi Kosnett në një postim në Twitter.

Ai postoi aty edhe një mesazh të sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, në të cilin thuhet:

"Me fillimin e këtij muaji të shenjtë, shpresojmë të ketë përtëritje shpirtërore, mirësi, dashamirësi dhe harmoni në të gjithë botën".

Muaji i Ramazanit nisi të hënën dhe do të zgjasë 30 ditë.

Gjatë kësaj periudhe, besimtarët myslimanë përmbahen nga ngrënia dhe pirja që nga lindja e Diellit deri në perëndim, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.

Lexoni edhe këtë: Thirrje për unitet politik dhe perspektivë në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG