Ndërlidhjet

Thirrje për unitet politik dhe perspektivë në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit


Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Me këtë rast, Tërnava ka bërë thirrje për unitet politik dhe perspektivë më të dobishme për qytetarët e vendit.

“Në prag të muajit të madhëruar të Ramazanit ftoj të gjithë faktorët tanë institucional që të ruajnë unitetin veprues në dobi të atdheut e qytetarëve tanë. Ftoj që të bëhet më shumë që shteti ynë të jetë vend ku mund të jetohet e punohet me dinjitet. E kemi për obligim që brezit të ri t’i sigurojmë perspektivë në vendin tonë e jo t’i bëjmë ata që të ikin nga vendi ynë në mungesë të perspectives”, tha Tërnava në fjalimin e tij.

Tërnava ka theksuar se agjërimi për besimtarët “është një adhurim që bartë në vete përkushtimin, vendosmërinë, bindjen, urtësinë, devotshmërinë, sinqeritetin, dashurinë, sakrificën, unitetin, tolerancën e mirëkuptimin, vlera këto që e ekuilibrojnë njeriun, e fisnikërojnë shoqërinë, si dhe të ndikojnë në reflektimin për hyjnoren, njerëzoren e humane”.

Besimtarët myslimanë në gjithë botën nga dita e hënë (6 maj) fillojnë agjërimin që nga lindja e diellit e deri në perëndim. Muaji i Ramazanit është periudha kur besimtarët përmbahen rreptësisht nga ngrënia, pirja dhe kënaqësitë trupore.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG