Ndërlidhjet

Haradinaj: Mund t'i urojmë qytetarët për liberalizimin e vizave


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se “po-ja” e shtetit të Gjermanisë për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, e lejon atë që t’i urojë qytetarët për liberalizimin e vizave.

Haradinaj, gjatë qëndrimit në Berlin, u takua me ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer, i cili, sipas kryeministrit, i dha mbështetjen procesit të liberalizimit të vizave për zonën Schengen.

“Kjo nuk është një po e analizave ose mendimeve, është ‘po’ e njeriut në detyrë që flet në emër të Gjermanisë - ministri i Punëve të Brendshme, (Horst )Seehofer, ka dhënë ‘po’ për vizat dhe ka thënë ‘po’ menjëherë”, ha zoti Haradinaj, duke shtuar se “ministri gjerman ka kërkuar menjëherë, aty për aty, të caktohen personat përgjegjës që të harmonizohet ana teknike që kur të merret vendimi nga Këshilli i Evropës [shënim i redaksisë: Këshilli Evropian], të mos humbet asnjë ditë”.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e së cilës i nënshtrohen regjimit të vizave në zonën Schengen.

Zoti Haradinaj, por edhe presidenti Hashim Thaçi, janë duke thënë se gjatë muajit qershor, mund të liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës.

Procesi i liberalizimit të vizave ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian ka filluar në vitin 2012.

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar, Këshilli i Ministrave i BE-së nuk e vendosi fare në agjendën e takimit të tyre çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Vëzhguesit ndërkaq pohojnë se premtimet që vizat të liberalizohen në qershor kanë pak gjasa të përmbushen, duke qenë se i gjithë procesi është vendim i vendeve anëtare të BE-së.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG