Ndërlidhjet

Facebook do të ndryshojë


Ikona e rrjetit social Facebook
Ikona e rrjetit social Facebook

Kreu i kompanisë Facebook, Mark Zuckerberg, ka zbuluar një seri ndryshimesh në Facebook dhe platformat tjera sociale, përfshirë Instagram dhe Whatsapp.

Këto ndryshime janë përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj kritikave të shumta për mënyrën se si Facebook mbron të dhënat e përdoruesit.

Dhe pikërisht, sipas Zuckerberg, çështja e privatësisë do të jetë në plan të parë me këto ndryshime.

Në një fjalim, z. Zuckerberg e përshkroi përqendrimin e ri të kompanisë në privatësi si "një ndryshim madhor" në mënyrën se si funksionon ajo.

Disa nga ndryshimet përfshijnë: mesazhet në Messenger do të jenë të koduara me parazgjedhje që do të thotë se Facebook nuk do të shohë përmbajtjen e mesazheve si dhe platforma do të integrohet plotësisht me Whatsapp.

Aplikacioni Facebook është duke u ridizajnuar për të bërë grupet e komunitetit të centralizuara. Zuckerberg më parë ka thënë se ai beson se njerëzit në të ardhmen do të duan të flasin privatisht në grupe të vogla dhe komunitete.

Pastaj, postimet e Instagram-it nuk do të duhet të fillojnë me një foto ose një video, do të jetë e mundur të ndajë përmbajtjen duke përdorur vetëm tekst ose vizatime, në sajë të një modaliteti të ri "të krijuar" të kamerës.

 

 

Qëndroni me ne

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG