Ndërlidhjet

Thaçi: Taksa duhet të mbetet në fuqi


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë mund të vazhdojë vetëm nëse ai proces do të jetë i pakushtëzuar.

Sipas tij aplikimi i taksës prej 100 për qind, që Qeveria e Kosovës u ka vënë importeve të Serbisë dhe Bosnjës, ka qenë vendim i drejtë dhe se duhet të mbetet në fuqi.

Kjo masë është përmendur vazhdimisht nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq si arsyetim për bllokim të procesit të dialogut, që zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel.

“Ishte një mesazh shumë i qartë i kancelares gjermane, Angela Merkel, por edhe i presidentit Macron për domosdoshmërinë e gjetjes së një zgjidhjeje sa më të shpejtë, më të mirë dhe më të pranueshme mes Kosovës dhe Serbisë për krijmin e një situate më normale. Pozicioni i Kosovës është i qartë: Serbia duhet ta njohë Kosovën pa kushte, por në këtë proces na duhet një përgjegjësi më e madhe edhe e Bashkimit Evropian, gjithmonë duke vlerësuar lart, rolin aktiv, dinamik dhe determinues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Samiti i pritjeve, por edhe mospajtimeve të mëdha

Ai i ka bërë këto komente në një konferencë për media, pasi është kthyer nga Berlini ku ka marrë pjesë në një samit të organizuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron me qëllim të shtyrjes përpara të proceseve të pajtimit dhe integrimit në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë konferencë presidenti i Kosovës ka përmendur edhe procesin e liberalizimit të vizave duke thënë se pamundësia e kosovarëve për të lëvizur lirshëm drejt vendeve të Bashkimit Evropian është masë ndëshkuese dhe diskriminuese ndaj Kosovës.

“Besoj që do të kemi një reflektim pas mesazheve tona të djeshme që të mund të lëvizet lirshëm, në mënyrë që të respektohet kontrata e Bashkimit Evropian me institucionet dhe qytetarët e Kosovës”.

Sipas Thaçit, e drejta për të lëvizur lirshëm, është e drejtë humane.

Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, të cilët i nënshtrohen regjimit të vizave për të lëvizur në zonën Schengen.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG