Ndërlidhjet

Parlamenti i Iranit e klasifikon ushtrinë amerikane si "terroriste"


Parlamenti i Iranit
Parlamenti i Iranit

Parlamenti i Iranit miratoi një ligj që i klasifikon të gjitha forcat e ushtrisë amerikane si terroriste.

Agjencia iraniane e lajmeve ISNA tha se 173 nga 215 ligjvënës votuan pro ligjit.

Ky hap vjen pasi Shtetet e Bashkuara, më 8 prill, shpallën Gardën Revolucionare të Iranit organizatë të huaj terroriste.

Ligji i ri në Iran kërkon po ashtu nga Qeveria e Republikës Islamike të ndërmarrë masa kundër qeverive të tjera që e mbështesin vendimin e SHBA-së për Gardën Revolucionare.

Deri më tash, Arabia Saudite, Bahrejni dhe Izraeli e kanë mbështetur këtë vendim të SHBA-së.

Tensionet midis Teheranit dhe Uashingtonit janë rritur ndjeshëm prejse presidenti amerikan, Donald Trump, e ka tërhequr SHBA-në nga një marrëveshje bërthamore me Iranin, vitin e kaluar, duke i rikthyer sanksionet ekonomike ndaj këtij vendi.

Të hënën, SHBA-ja po ashtu ka marrë vendim që të mos e përjashtojë nga sanksionet asnjë vend që vazhdon të blejë naftë nga Irani.

Lexoni edhe këtë: SHBA rrit presionin mbi Iranin, ia godet eksportet e naftës

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG