Ndërlidhjet

Bosnjë e Hercegovina kthen dhe ndalon një luftëtar të IS-it


Policia në Bosnje, foto nga arkivi
Policia në Bosnje, foto nga arkivi

Një luftëtar i Shtetit Islamik me shtetësi të Bosnje e Hercegovinës, është kthyer në Bosnje ku është ndaluar nga autoritetet, njoftoi zyra e Prokurorit të shtunën.

Pas rënies së Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, shtetet në botë po ndërmarrin masa në kthimin e militantëve dhe familjarëve në vendet e origjinës.

“I.C, 24, është i dyshuar për vepra kriminale të organizimit të një grupi terrorist dhe pjesëmarrjes në forca paraushtarake si dhe terrorizëm”, thuhet në njoftim.

Prokuroria e Shtetit në Bosnje kishte kthyer 46 persona nga Siria dhe Iraku në vitet e fundit.

Kthimi i personit I.C, është bërë me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, për shkak të koalicionit global në luftimin e Shtetit Islamik.

Sipas intelegjencës në Bosnjë, 241 persona dhe 80 fëmijë kanë lënë Bosnjën më 2012-2016 për të shkuar në Siri dhe Irak, ku si pasojë kanë lindur 150 fëmijë. Rreth 100 persona mbesin ende atje, përfshirë 49 gra, derisa 88 janë vrarë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG