Ndërlidhjet

Komiteti i Kongresit urdhëron publikimin e plotë të raportit të Muellerit


Kreu i Komitetit për Drejtësi, Jerrold Nadler
Kreu i Komitetit për Drejtësi, Jerrold Nadler

Komiteti për Drejtësi i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA ka lëshuar një urdhër për të marrë raportin e plotë të hetimit që e ka zhvilluar këshilltari i posaçëm, Robert Mueller në lidhje me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 2016.

Kryetari i Komitetit, Jerrold Nadler, tha në një deklaratë se ai nuk mund të pranojë një version të redaktuar që "lë shumicën e Kongresit në errësirë".

Prokurori i Përgjithshëm, William Barr e dërgoi në Kongres një raport të redaktuar të këshilltarit të posaçëm.

Nëse Departamenti i Drejtësisë, nuk i përgjigjet urdhërit të Kongresit për të dorëzuar raportin e plotë, atëherë kjo mund të shënojë fillimin e një përplasje të gjatë ligjore.

Demokratët mund ta dërgojnë çështjen në gjykatë.

Prokurori i Përgjithshëm amerikan, William Barr ka sqaruar procesin e redaktimit të raportit të këshilltarit special, Robert Mueller, lidhur me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara. Ai ka thënë se asnjë material nuk është redaktuar në bazë të “privilegjit ekzekutiv” të presidentit amerikan, Donald Trump.

Barr ka thënë se hetimet e Muellerit kanë gjetur të dhëna se Rusia ka tentuar të ndërhyjë në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG