Ndërlidhjet

Veseli: Serbisë nuk ia falim kurrë masakrat që i bëri në Kosovë


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas vizitës që i bëri fshatit Poklek të komunës së Drenasit, deklaroi se Kosova nuk mund t’ia falë Serbisë masakrat që i kreu ndaj popullatës civile gjatë kohës së luftës.

“Sot qëndrova në Poklek të Drenasit për të përkujtuar masakrën që kryen në këtë fshat ushtria dhe policia serbe. 54 njerëz të pafajshëm u vranë dhe u dogjën në mënyrën me mizore dhe ende sot në dosjet e drejtësisë ndërkombëtare nuk figuron emri i Poklekut, këtij simboli të gjenocidit serb në Kosovë. Mund të harrohen e falen shumë gjera në jetën njerëzore, por masakrat e Serbisë në Kosovë kurrë s’kemi për t’i harruar. Kurrë s’kemi për t’i falë”, shkroi Veseli në Facebook.

Me 17 prill 1999, në fshatin Poklek të Drenasit, forcat policore e ushtarake serbe, vranë 54 shqiptarë, në mesin e tyre edhe fëmijë.

Ndërkohë, të martën, Departamenti i veçantë për krime të luftës i Gjykatës së Lartë të Beogradit e dënoi me 15 vjet burg, Rajko Kozlin, ish pjesëtar i Ushtrisë Jugosllave, për vrasjen e 15 dhe plagosjen e dy civilëve shqiptarë në Tërnje, afër Suharekës, në mars të vitit 1999.

Organizata joqeveritare në Beograd “Fondi për të Drejtën Humanitare” në maj të vitit 2008 ngriti kallëzim penal ndaj 11 pjesëtarëve të brigadës 549 nën dyshimin se kanë kryer krim në Tërnje. Të njëjtin vit kallëzim penal ndaj tyre paraqitën edhe familjarët e viktimave.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG