Ndërlidhjet

Vuçiq do të bisedojë me Putinin për situatën në rajon


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka thënë ambasadorit rus në Beograd, Aleksandar Çepurin, se bisedimet me Kosovën nuk mund të vazhdojnë derisa të hiqet tarifa ndaj mallrave serbe e vendosur nga autoritetet në Prishtinë.

Sipas një njoftimi nga presidenca serbe, Vuçiq ka biseduar me ambasadorin rus për takimin e ardhshëm të tij me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin në kuadër të forumit “Brezi dhe Rruga”, i cili mbahet më 25 deri më 27 prill në Kinë.

Presidenti Vuçiq ka thënë se bisedimet do të fokusohen në bashkëpunimin e dyanshëm dhe situatën në rajon.

Ky do të jetë takimi i dytë mes dy presidentëve gjatë këtij viti. Putin vizitoi Beogradin më 17 janar ku deklaroi se “Rusia pajtohet që Beogradi dhe Prishtina të arrijnë një marrëveshje të pranueshme reciproke në përputhje me rezolutën 1244”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG