Ndërlidhjet

Thaçi: Marrëveshja me Serbinë mund të arrihet gjatë vitit 2019


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se “marrëveshja për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është e mundur të arrihet gjatë vitit 2019 pavarësisht pengesave në muajt e fundit”.

Në një deklaratë për gazetën britanike “The Guardian”, presidenti i Kosovës ka deklaruar se demarkacioni i kufirit me Serbinë mund të jetë pjesë e marrëveshjes, por kjo nuk nënkupton ndarje të kufirit në baza etnike.

"Ne duhet të ulemi edhe me armiqtë tanë, dhe të përpiqemi të dëgjojmë njëri tjetrin, por pa asnjë parakusht", ka thënë Thaçi.

Presidenti Thaçi aktualisht po qëndron në Bruksel, ku pritet të diskutojë me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian për zhvillimet e fundit në rajon.

Ndërkohë, më 29 prill, udhëheqësit e Kosovës dhe ata të Serbisë pritet të marrin pjesë në një takim joformal në Berlin. Nikoqirë të takimit pritet të jenë kancelarja gjermane, Angela Merkel, si dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.

Lexoni edhe këtë:

Kush do të negociojë në emër të Kosovës me Serbinë?

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG